Aktualitet

Boris Johnson paralajmëron në rast skenari të keq seleksionim pacientësh, Endri Fuga reagon në Twitter: Luli paska me kë të merret nesër

Boris Johnson paralajmëron në rast skenari të keq seleksionim

Boris Johnson lajmëroi pak minuta më parë në një konferencë për shtyp mbylljen e Anglisë nga e enjtja deri në dhjetor. Ndër të tjera theksoi se situata me Covid është përkeqësuar duke thënë: “Mjekëve dhe infermierëve do t`u duhet të jenë të detyruar të zgjedhin kë të futin në oksigjen, do t`u duhet të zgjedhin kush do jetojë dhe kush jo”.

Boris Johnson paralajmëron në rast skenari të keq seleksionim

Deklaratën e ka shpërndarë Endri Fuga në Twitter, duke shkruan: “Luli paska me kë të merret nesër”.

Pak ditë më parë opozita dhe kryeopozitari Basha komentuan deklaratën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Parlament ku tha se mbajtja e maskës dhe respektimi i masave është i nevojshëm për të shmangur kolapsin dhe detyrimin e mjekëve për të zgjedhur kush do jetojë.