Aktualitet

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova kap shifrën më të lartë me infektime. Vdes në moshën 90-vjeçare Sean Connery

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Mbyllet Evropa

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka lajmëruar në një konference për shtyp se do marrë masa të reja kundër Covid. Ai deklaroi se s`ka ndër mend ta lejojë më tej përhapjen e virusit dhe ndaj u bën të qartë anglezëve se nga e enjtja do u duhet të izolohen në shtëpi. Ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve joutilitare dhe hoteleve. Masat do zgjasin 4 javë, por sipas tij me shumë mundësi vendi do hapet pas festave. (Lexo më shumë)

Rritja e rasteve të reja nga Covid-19 ka çuar në një mbyllje të dytë të Austrisë nga e marta e 3 nëntorit deri në 30 nëntor do të mbyllen baret, hotelet dhe restorantet në mbrëmje.

Austriakët nuk do mund të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit. (Lexo më shumë)

Nga e marta mbyllet edhe një pjesë e Greqisë, të ashtuquajturat zonë e kuqe. (Lexo më shumë)

Shkollat dhe universitetet do vazhdojnë të jenë kudo të hapura.

Kosova kap shifrën më të lartë të infektimeve

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Kosova kapi shifrën rekord të inferktimeve që nga fillimi i pandemisë. 514 raste të reja infektimesh vetëm sot. Gjatë 24 orëve të fundit, humbën jetën edhe 3 pacientë. (Lexo më shumë)

Pak para deklarimit të shifrave, Kosova lajmëroi masat e reja. Qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Gjithashtu edhe restoranteve i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”. (Lexo më shumë)

Mes 7 viktimave sot nga Covid-i 30 dhe 40-vjeçarë

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 pacientë, mes tyre një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, një 44 dhe një 48-vjeçar.

Viktimat e tjera janë 66, 68, 68 dhe 81 vjeç.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260

Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509 (Lexo më shumë)

Vdes në moshën 90-vjeçare Sean Connery

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

U shua sot në moshën 90-vjeçare, James Bond-i i vërtetë. Aktori Sean Connery ishte i njohur më së shumti për portretizimin e James Bond, në rolin e tij të jetës. (Lexo më shumë)

Kryeministri kalon fundjavën me familjen ne Valbonë. Poston një foto me maskë

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Kryeministri Rama e ka kaluar fundjavën në Valbonë nga ku ka postuar një foto me bashkëshorten dhe djalin e vogël Zahon. Siç rregullat e Covid-it e kërkojnë, dy të rriturit kanë vendosur maska, pa e hequr as për foto.(Lexo më shumë
)

Përgjigjjia e Ramës për Metën që e quajti “qen bir qeni”

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

“Unë jam Ilir Meta nga Skrapari, mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni”, akuzave dhe deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i është përgjigjur sot nga kantieri i Aeroporitit të Kukësit, kryeministri Edi Rama që tha se Meta u shfaq mbrëmë si i dehuri në derën e klublit që nuk kontrollon dot më zorrët e barkut. Ai deklaroi se ka kuptuar strategjinë e Presidentit, i cili sipas tij ai fut në sherr dy që të dalësh i treti që bën paqe. (Lexo më shumë)

Olsian Çela kërkoi hetim për prokurorin Shkëlqim Kokona

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec me arsyen shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës. (Lexo më shumë)

Jaho dhe Pirgu, të vetmit që performojnë në kohë Covidi

Boris Johnson parashikon ta hapë Anglinë vitin që vjen. Kosova

Sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu vazhdojnë të këndojnë edhe në këto kohë Covidi. Përmes një video treguan se ndodhen në Gjermani dhe po performojnë në “Bayerische Staatsoper” shfaqjet “Madame Baterfly” dhe “Pinketon”. Ata treguan se ndihen me fat në një kohë kur jo gjithë kolegët e tyre po munden të këndojnë. (Lexo më shumë)