Aktualitet

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen pjesërisht, ndërsa kufiri me Malin e Zi hapet me orar. Dhe rrëfimi i parë i Meghan për abortin që pati

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Futbolli në zi, shuhet legjenda Diego Maradona

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Legjenda e futbollit Diego Maradona u nda nga jeta sot në moshën 60-vjeçare, pas një ataku kardiak. Vetëm dy javë më parë, Maradona doli nga spitali pasi bëri një operacion trompozë në tru, pas një incidenti kur ishte rrëzuar. (Lexo këtu)

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka fituar Kampionatin Botëror me Argjentinën në vitin 1986. I paharrueshëm mbetet goli më dorë ndaj Anglisë në çerekfinale, të cilin e quajti si “Dora e Zotit”. (Lexo këtu karrierën dhe historinë e jetës së tij me futbollin)

Nga 1 dhjetori mësimi në shkolla do bëhet i alternuar

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi mësimin e alternuar nga 1 dhjetori për gjithë shkollat dhe nivelet. Sipas këtij propozimi, mësimi të zhvillohet online dhe në klasa. (Lexo këtu)

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Këtë vendim e arsyetoi shefja e ISHP-së, Albana Fiço, e cila u shpreh se është propozuar pasi ka shtim të fëmijëve me virozat e gripit. (Lexo këtu)

Nuk do ketë mbyllje për festat e Nëntorit!

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Aludime të ndryshme lidhur me një mbyllje të mundshme në fundjavë, edhe me rastin e festave të Nëntorit nga qeveria kanë qarkulluar sot në mediat sociale, nisur edhe nga numri i lartë të të infektuarve. Por Tiranapost është interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për më shumë informacion, ku konfirmohet se në fundjavë nuk do ketë mbyllje, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë, duke harruar situatën me pandeminë dhe rrezikun e përhapjes së infeksionit. (Lexo këtu)

Kufirin për në Mal të Zi nga sot e kalon me orar

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Nga sot, Mali i Zi ka vendosur një orë policore në fashën orare 19:00 të pasdites deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe nisur nga ky vendim i qeverisë, ka ndryshuar edhe mënyra e kalimit të shqiptarëve nga kufiri i vendit fqinj. Jashtë këtij orari do të lejohen të kalojnë vetëm kamionë që transportojnë mallra, shërbimet e Urgjencës dhe mjetet ose qytetarët të cilët do të jenë tranzit në territorin e Malit të Zi. Fundjava mbetet me kufizim kalimi. (Lexo këtu)

Në dhjetor BE nis vaksinimi

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Këtë dhjetor BE-ja pritet të ketë dozat e para të vaksinës. Por ndërkohë duhet që shtetet të përgatisin logjistikën për menaxhimin e vaksinave. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa pati edhe një thirrje për shtet, që të përgatisin logjistikën. (Lexo këtu)

Skocia bën falas të gjitha produktet e menstruacioneve

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Ndërkohë që ka shtete me ankesa për rritje çmimesh të produkteve dhe papunësi, edhe për shkak të krizës së koronavirusit, Skocia bën një hap para për gratë dhe vajzat. Politikanët kanë miratuar njëzëri një ligj të ri ku të gjitha produktet e menstruacioneve, si pecetat higjinieke dhe tamponet do të jepen falas për të gjithë. Skocia bëhet kështu vendi i parë në botë me një ligj të tillë. (Lexo këtu)

Meghan rrëfen për herë të parë abortin që pati

Bota humbi sot legjendën Diego Maradona. Shkollat do mbyllen

Meghan ka rrëfyer për herë të parë dhimbjen që shkakton një abort. Dukesha e Sussex tregon se si në Korrik të këtij viti humbi fëmijën e saj të dytë, ende të palindur. “Teksa shtrëngoja dhe përqafoja Archie-n e dija që po e humbja fëmijën tim të dytë. Orë më vonë, kur hapa sytë e gjeta veten në një shtrat spitali, Harry-n pranë meje që më mbante dorën. Pashë lotët në sytë e tij, duart e mpira. Mendova me vete: si do të shërohemi nga kjo?”, shkruan Meghan në një ese për New York Times. (Lexo këtu)