Aktualitet

Braçe: 26 nëntor 2019, të vetmet momente gëzimi, kur shpëtohej një jetë

Braçe: 26 nëntor 2019, të vetmet momente gëzimi, kur

Erion Braçe i ka dedikuar një status paraditen e sotme një prej ngjarjeve më tragjike që kemi përjetuar, tërmetit të 26 nëntorit. Si sot, pesë vite më parë Shqipëria u zgjua e tronditur dhe pikëlluar. 51 jetë njerëzish, mes tyre shumë fëmijë, vdiqën teksa flinin. Siç edhe Braçe shkruan, të vetmet momente gëzimi ishin ato kur nga rrënojat dilte dikush ende me frymë.

“26 NENTOR 2019

#THUMANE💔, THUAJSE KJO ORE!

TE VETMET MOMENTE GEZIMI KUR SHPETOHEJ NJE JETE, NXIRREJ NJE NJERI I GJALLE NGA RRENOJAT;

ISHIM ME FAT!

Por nuk do harroj kurre njerezit qe pas cdo ore qe kalonin me shpresen se nje tjeter do dilte i gjalle nga familja e tyre, binin ne deshperimin e gjyshit-gjyshes, babait-nenes, burrit-gruas, djalit-vajzes, pa jete!

Ne #THUMANE kuptova qe ka tjeter pushtet;

Ta shohesh tjetrin ne sy atje poshte ne rrenoja, ti zjasesh doren, ta prekesh, te te kerkoj cigare, tja japesh dhe te mos e shpetosh dot, thjesht te rrish me te kur ai shuhet aty;

NUK JA UROJ KERKUJT TE JETE I FUQISHEM DHE ATY MES NJEREZVE TE PERJETOJE KETE, I PAFUQISHEM TA SHPETOJE ATE JETE!

#THUMANA MU BE JETE E TILLE”, shkruan Braçe.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)