Aktualitet

Braçe fotografon nga zyra të riun pa maskë që e ndalojnë policët

Braçe fotografon nga zyra të riun pa maskë që e

Kjo është rruga që të çon drejt Liceut ose poshtë zyrës së Zv.Kryeministrit Erion Braçe, të cilit nuk i ndahet zemra nga gazetaria.

Braçe flet shpesh për përdorimin e maskës dhe nuk nguron të postojë foto që i shkojnë në inbox ose që i fotografon vetë. Kjo duket sikur është bërë prej tij ose të paktën duket një foto e marrë nga ndërtesa e kryeministrisë.

Në foto shihet një djalë pa maskë që është ndaluar nga punonjës policie me maskë këta të fundit dhe të tjerë që kalojnë po me maskë.

Braçe fotografon nga zyra të riun pa maskë që e

Statusi i plotë i Braçes:

Ok!
LIGJI LIGJ E NJESOJ PER TE GJITHE!

PO A MUND TE BEHEMI ME EFEKTIV?
Patjeter qe po!

1. Si qytetare;
#MBAJEMASKEN, per vete e familjen tende, jo per Qeverine.
E thame, MASKA NE FYTYREN TENDE nuk eshte politike per politike,
por bashke me distancen e duhur dhe higjenen jane shpetim per ty!

Ilir Meta qe nuk mban maske e kerkon tampon, nuk te mbron, thjesht tallet me ty;
Monika Kryemadhi qe nuk mban maske sepse nuk duhet te mbaj gojen kunder gjithkujt, eshte rrezik per ty!
E thjeshte, mbro veten, mos e bej veten per spital, kushton shume me pak per ty e per shoqerine!

2. Si shtetare, ruajtes te ligjit e rregullit;
Eshte e thjeshte kjo qe sheh ne foto,
tre police ne detyre qe levizin me makine, shohin dike pa maske e presin nje gjobe.

Po a eshte efektive kaq?
Nuk mjafton!

Ja perse;
- policia duhet te jete garante per izolimin e gjithkujt qe eshte POZITIV, FAMILJES se tij;
- policia duhet te jete garante per izolimin e gjithkujt qe ka bere nje TAMPON e pret pergjigje, FAMILJES se tij;
- policia duhet te jete garante e ndalimit te cdo CEREMONIE MORTORE per cdo familje qe ka pesuar humbje nga cilado arsye-Covid apo zemer, aksident etj;
- policia duhet te jete garante e ndalimit te cdo dreke per vdekje a qellim tjeter ku grumbullohen turma njerezish;
- task forca e ngritur per kete qellim duhet te jete garante e ndalimit te cdo shkeljeje protokolli ne bare, lokale, restorante;
DUHET TA BEJ KETE ME CDO CMIM DHE CILIDO DUHET TE BINDET;
ALTERNATIVA PER TA ESHTE NJE MBYLLJE E AFERT, KOLEKTIVE QE DO RRENOJ ATA E VENDIN!

I bejme dot keto;
Ju si qytetare e ne si qeveri!
BASHKE! BASHKE!

Mos degjoni idiote qe ju duan te semure, ne spital patjeter, te vdekur madje per politiken e tyre te ndyre!

E kuptoni;
Keta mendojne se sa me shume nga ju te semure, sa me shume nga ju te vdekur, aq me e forte garancia se Lyli, Monika, Saliu e Iliri vijne ne pushtet!

Me te poshter se kjo nuk ka!

Ndaj #MBAJEMASKEN e #ZBATORREGULLATESEMUNDJES!

Braçe fotografon nga zyra të riun pa maskë që e

Tiranapost.al