Aktualitet

Braçe: Kazinotë hapen, por jo bastet dhe lojërat e fatit

Braçe: Kazinotë hapen, por jo bastet dhe lojërat e fatit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe sqaroi vendimin e qeverisë për hapjen e kazinove në zona të caktuara, por tha se nuk është vendosur për hapjen e basteve dhe lojërave të fatit. Braçe sqaroi për emisionin “Ilva Now” në “Euronews Albania” se sipas ligjit, kazinotë do të lejohen në hotele me 5 yje dhe resort-kazinotë, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi.

“Nuk do të hapen lojërat elektronike të fatit, ato që keni parë poshtë pallateve, buzë rrugëve. Nuk do të hapen bastet sportive. Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër”, tha Braçe.

Vendimi i Këshillit të Ministrave sipas zv.kryeministrit ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat.