Aktualitet

Braçe i përgjigjet Dukës dhe e quan 'Tire': Kërkon lekë pse po bëhen vaksina në stadium

Braçe i përgjigjet Dukës dhe e quan 'Tire':

Pas lajmit se FSHF i ka kërkuar qira ministrisë së Shëndetësisë për shfrytëzimin e ambienteve të Stadimut Air Albania, ku është ngritur qendra e vaksinimit, ka reaguar zv kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram, Braçe e quan kreun e FSHF Tire (sanitarja që hiqej si infermiere dhe i merrte para vajzës së një pacienteje) dhe thotë se një muaj më parë ai dyshonte nëse Shqipëria do të siguronte vaksinën anti-Covid.

Braçe shkruan:

"O Zot, përsëri Tirja. Lekë pse po bën vaksina në stadium. Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjellë qeveria vaksinën!

Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: Dum pare, duam pare".

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Në media thuhet se FSHA ka kërkuar para me pretendimin se stadiumi duhet mirëmbajtur dhe se i është premtuar se do të lirohet para datës 28 mars, data kur Kombëtarja do të luajë në ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

Vetë kreu i FSHF-së nuk ka reaguar.