Aktualitet

Braçe poston për Divjakën dhe nuk e lë rehat Palasën

Braçe poston për Divjakën dhe nuk e lë rehat Palasën

Jo vetëm këtë të diel por çdo fundjavë zvkryeminsitri Erion Braçe sugjeron qytetarët që të shkojnë në Divjakë, e nëse do duhej të zgjidhnin mes Divjakës dhe Palasës, aty ku ndodhet resorti luksoz i pushimeve, për këtë të fundit ironizon duke thënë se atje nuk ke çfarë të bësh (përveçse xhiro me papaq).

Braçe poston për Divjakën dhe nuk e lë rehat Palasën

Breaçe shkruan se nga lagunat, parku, pelikanët, zonat historike në fund Divjaka ndihmon mushkëritë me ajrin e pastër. Në fund të postimit të tij, Braçe apelon për kujdes ndaj koronavirusit: Ruaj distancën, mbaj maskë nëse nuk rri dot larg 1.5 metër nga tjetri dhe laj shpesh duart.

Më poshtë keni postimin e plotë:

#EDIELL
NE #DIVJAKE ESHTE DIELL DHE FRESK!

Po edhe po te mos ishte,
ne #Divjake ke cfare te besh pertej Diellit (ne Palase vec xhiro me papaq);

Parku, strugat ne te, laguna, kishat historike nga Karavastaja ne Xeng,
qendra e vizitoreve me gjithe ekspozene e saj, pelikanet dhe gjithe shpendet e tjere, Kulla360G me gjithe pamjen e saj, pedonalet e drurit ne pyll, xhirot e gjata me biciklete, perendimi i diellit,
ushqimi i mire e i fresket i vendit,
ua marrin nje dite plot!

Ndihmoi mushkerite e tua,
merr fryme thelle ne ajer te paster!

Nje merak kam une;
RUAJ DISTANCEN 1.5-2 METER,
MBAJ MASKE NESE NUK RRI DOT KAQ LARG, LAJ DUART SHPESH!

O: fotot jane te @andi_zhuka