Aktualitet

Braçe propozon ligj me rregulla të ashpra për gjuetinë

Braçe propozon ligj me rregulla të ashpra për gjuetinë

Prej ditësh në media janë publikuar pamje nga një restorant në Bradashesh por edhe në zona të tjera ku shihen të balsamosura kafshë të rralla nga fauna e egër. Gjuetia e tyre është e paligjshme, por duket se ligji nuk po zbatohet, siç shkruan zv.kryeministri Erion Braçe: Ka firot e veta.

Braçe propozon ligj me rregulla të ashpra për gjuetinë

Braçe propozon një ligj të ri që të sjellë ekuilibrin dhe rregulla të reja të ashpra që rregullojnë gjuetinë e që mbron mjedisin, ndal paligjshmërinë dhe përfshin në kontroll edhe aktorë të tjerë. Ekziston një moratorium që përfundon në muajin qershor dhe Braçe paralajmërojn se kaosi në fazë të ndërmjetme apo pas tij munb të zhbëjë çdo arritje të derisotme!

Postimi i plotë:

GJUETIA E PALIGJSHME NE SHQIPERI;
GJUETARET E PALIGJSHEM PO VRASIN JO VETEM CDO GJE TE GJALLE NGA FAUNA E EGER POR EDHE NJERI TJETRIN!

Vetem muajt e fundit, prej nentorit e ketej, ka kater te vrare ne gjueti;
PROVE E QARTE SE GJUETIA ESHTE KAQ FAKT SA EDHE E PALIGJSHME, MADJE PO KTHEHET NE VRASJE MES NJEREZISH QE KURRE NUK JANE GJUETARE.

Ne 7 vite MORATORIUM;
Me police ne cdo fushe, koder, mal, lendine apo pyll, me zbatim rigoroz te ligjit, vecanerisht dy vitet e para,
u arrit te vendosej nje ekuiliber krejt tjeter nga shfarosja barbare e cdo gjallese, shpendi e kafshe te eger qe trasheguam.

Por sic faktet deshmojne,
respektimi i ligjit ka firot e veta,
pasoja gjithashtu, ne pamundesi te qarte per te kontrolluar gjithkend dhe kudo, cep e me cep te vendit!

Ndaj duhet nje ekuiliber i ri ne mjedis, ekosistem, faune, mes shtetit, ambjentit, popullatave te faunes se eger, ambjentalisteve e gjuetareve!

Ekuiliber i ri me ligj te ri, rregulla te reja te ashpra qe rregullojne gjuetine e vendosin nje ekuiliber te ri qe mbron mjedisin, ndal paligjshmerine e perfshin ne kontroll edhe aktore te tjere,
vete Federaten e Gjuetise, ambjentalistet gjithashtu.

Pashe dje ne Top Channel se te dy palet, gjuetare historike dhe ambjentaliste ishin ne nje mendje per nje ekuiliber te ri qe i perfshin te gjithe.

Ka ardhur koha ta shtyjme perpara tani!
NUK KA KOHE PER PUSHIM!
Moratoriumi perfundon ne qershor dhe, kaosi ne faze te ndermjetme apo pas tij do zhbej cdo arritje te derisotme!

*Tiranapost.al.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)