Aktualitet

Brataj: Kufizimet do hiqen përfundimisht kur të arrijmë Herd Immunity. Do durojmë dhe disa muaj

Brataj: Kufizimet do hiqen përfundimisht kur të arrijmë Herd

Masat e kufizimit në Shqipëri do mund të hiqen përfundimisht vetëm kur të arrihet Herd Immunity, ose imuniteti i masës ndaj koronavirusit. Këtë ka thënë kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ai shpjegoi se imuniteti i masës duhet të arrijë në masën 60-70 %. Ndërkohë që sipas Akademinsë së Shkencës që i referohet të dhënave nga institucionet shëndetësore 600 mijë shqiptarë e kanë kaluar koronavirusin.

Në intervistën për Report, Brataj tha:

Përfundimisht kufizimi do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë.

Ndërsa lidhur me vaksinën që ka mbërritur edhe në Shqipëri, Skënder Brataj tha se kjo është një arritje e madhe për vendin (Shqipërinë) që askush nuk e priste aq shpejt.

'Kush e priste që vaksinimi do të niste dje. Unë mendoj se numri për Shqipërinë do të plotësohet. Edhe COVAX po ecën përpara. Ne garantuam 500 mijë doza jashtë kësaj marrëveshjeje. Janë të tjera marrëveshje të Qeverisë me shtete të tjera. Plus që kemi edhe prodhues të tjerë vaksinash që janë në fazat e fundit. Vaksina është e këshillueshme edhe për ata që e kanë kaluar, do ta bëjë pa asnjë hezitim. Por ka një listë prioritare. Kur të na vijë radha edhe ne do ta bëjmë. Nuk është hera e parë që shpëton njerëzimi nga vaksina. Kjo vaksinë erdhi si rezultat i disa arsyeve që çoi në prodhimin e parë. Së pari një pandemi të tillë nuk e ka parë bota prej kohësh. Plani i vaksinimit është i qartë. Së pari personeli shëndetësor për tre arsye: pasi është më i rrezikuar, është burim infektimi dhe krijon probleme me menaxhimin e spitaleve. Pastaj me fashat e riskuara'. 

Efektet anësore janë normale, si tek të gjitha vaksinat e tjera, theksoi kreu i Urgjencës Kombëtare.

*Tiranapost.al.