Aktualitet

Brataj me covid-19! Kontaktet e tij nga niveli i lartë deri tek njerëzit e thjeshtë. Kush duhet të karantinohet tani?

Brataj me covid-19! Kontaktet e tij nga niveli i lartë deri tek

Infektimi me covid 19 i Skënder Brataj është i rëndë për shumë faktorë që lidhen me rolin e kreut të Urgjencës Kombëtare. Ne i urojme shërim të shpejtë dhe lajmet për gjendjen e tij të stabilizuar janë pozitive, por lindin shumë pyetje.

Me kë ka patur kontakte zoti Brataj? Shefi i Urgjencave Kombëtare ka qenë pjesë e task-forcës dhe nuk e dimë sesa mund të jenë të rrezikuar prej tyre. Ndërkaq kontaktet e ditës janë të pafundme për një pozicion si ai zotit Brataj gjë që mbetet një mister për t’u zbuluar e të urojmë me sa më pak të infektuar.