Aktualitet

Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e valës së dytë. Sa pritet të rriten rastet me Covid në ditët në vijim?

Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e valës së dytë. Sa pritet

Nga fundi i nëntorit dhe muajin dhjetor pritet të kemi rritje të rasteve me të infektuar deri në më shumë se 1000 në ditë. Këtë paralajmëron kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë këtë mbrëmbje, duke theksuar se për këtë duhet një ndërgjegjësim i madh i qytetarëve për të frenuar përhapjen e koronavirusit. A jemi në kulmin e valës së dytë? Brataj thotë jo, për shkak se shifrat nuk janë ende në rritjen që dallohet në kurbën e infeksioneve. 

Skënder Brataj: 

Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksionit dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale. Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë.