Aktualitet

Brataj për rastet e infektimit tek të vaksinuarit: Kujdes, edhe me dozën e parë rreziku i sëmundjes është i lartë

Brataj për rastet e infektimit tek të vaksinuarit: Kujdes, edhe me

Persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid janë infektuar nga Covid. Dhe për kreun e Urgjencës Skënder Brataj nuk është një habi. Në një postim në rrjetet sociale ai sqaron se për këtë arsye qytetarët duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes deri në marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brataj thekson se doza e parë e vaksinës nuk jep përgjigje aq të lartë imunitare që të mbrojë nga infeksioni, sidomos nga format e rënda.

Skendërt Brataj:

"Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marrja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda”.

Lexo postimin e plotë të mjekut Brataj:

Kujdes! Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë.

Brataj për rastet e infektimit tek të vaksinuarit: Kujdes, edhe me

*Tiranapost.al.