Brataj tregon qytetin me shpërndarjen më të madhe të infeksionit: S’është Tirana
Qyteti verior i Shkodrës rezulton të ketë inçidencën më të lartë të infeksionit të vend, ndjekur nga Tirana me 183 dhe më pas Durrësi. Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se kjo renditje i përkes situatës aktuale, që është zbuluar nga numrat që janë në dispozicion në raport me popullsitë e qyteteve. Ai tha se inçidenca ka të bëjë me nivelin e shpërndarjes së infeksionit në qytetet shqiptare.
I pyetur për arsyet, ai u përgjigj: Pse? Sepse është e thjeshtë. Sa më pak zbatohen masat aq më shumë shpërndahet infeksioni në vend dhe infektohemi.
Për shkallën e vdekshmërisë Brataj tha se tani është 2.6%.
Aktualisht, Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive, me 509, ndjekur nga Durrësi me 215, Shkdora me 173 dhe Vlora me 116.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17
Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste Aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)