Aktualitet

Brataj tregon sa qytetarë kërkojnë në ditë tamponin: S’jemi në valën e dytë të Covid

Brataj tregon sa qytetarë kërkojnë në ditë tamponin:

Janë rreth 100 persona në ditë që telefonojnë 127-ën, numrin e Urgjencës Kombëtare dhe kërkojnë të bëjnë tamponin e koronavirusit. Kreu i Urgjencës Brataj thotë se në dy javët e fundit janë rritur thirrjet drejtuar 127-ës:

 “Kemi një rritje të numrit të thirrjeve drejtuar 127, janë afro 2500 thirrje në ditë, ku nga këto 500 janë për probleme nga Covid dhe afro 100 prej tyre kërkojnë kryerjen e tamponit”.

Më të prekurit nga koronavirusit aktualisht janë adoleshentët dhe të rinjtë, thotë Skënder Brataj i cili megjthatë thekson se vendi nuk ndodhet në valën e dytë të pandemisë:

 “Janë të rinjtë  të parët, prindërit e tyre dhe mosha e tretë  që janë më të kujdesshëm si në respektim të distancës ashtu edhe të mbajtjes së maskës. Virusi ka qenë këtu nuk ka ikur, që të themi  që jemi në valën e dytë”.

*Brataj për Klan.