Aktualitet

Brataj: Vizitat janë shtuar, po ashtu dhe pritja! Pacientët që shërohen s'kanë nevojë të gjejnë makinë për tu kthyer në shtëpi

Brataj: Vizitat janë shtuar, po ashtu dhe pritja! Pacientët që

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se koha e pritjes së një personi që telefonon 127 është rritur, dhe kjo për shkak të rritjes së telefonatave dhe vizitave në shtëpi. Ai tha se sot janë 463 vizita në ditë, prej të cilëve 146 janë vetëm për Covid.

Brataj:

"Koha e pritjes disi është rritur. Duke ditur se sot kemi 463 vizita në ditë, më shumë se më parë, ka një porocedurë nga këto janë 146 vetëm për Covid, pra ekipet duhet të vishen të përshtaten dhe të shkojnë drejt pacientëve. Shërbimi drejt 127 bëhet me emergjencë. Menaxhimi bëhet në bazë të prioritetit të sëmundjes. Përpos numrit të Urgjencës 126, është edhe linja e gjelbër 0800 4040 dhe gjeni mundësinë që përmes qendrës shëndetësore të merret shërbimi që duhet".

Nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, Brataj tha se nga gjithë vizitat në shtëpi, 46% e rasteve përfundojnë në spital dhe se pacientët të cilët shërohen dërgohen më pas me ambulancë në shtëpi ndaj nuk ka nevojë të gjejnë mjete transporti.

"Vazhdon numri i vizitave në banesë, 423 në 24 orëve të fundit, janë rreth 46% e tyre që përfundojnë në spital. Pacientët që shërohen shoqërohen me ambulancë. Nuk ka nevojë që të gjejnë mjete transporti".

*Tiranapost.al.