Aktualitet

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore! Kërkojmë qindra punëtorë, i trajnojmë ne

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!

Një tjetër fabrikë e re e prodhimit të automobilave është ndërtuar në Bathore të Kamzës, nga kompania japoneze Sumitomo. Kryeministri Edi Rama në një vizitë në këtë kompani, ku brenda ambienteve të saj u pa mënyra e funksionimit të punës dhe disa prej kushteve, njoftoi se do të hapen afro 2000 vende pune deri në fund të vitit 2021 dhe deri në 5000 në vijim, dhe me paga me perspektivë rritjeje të lartë.

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!

Administratori i ‘Sews-Cabind Albania’, Mario Scarfalloto sqaroi disa nga proceset e punës, si dhe planet për zhvillimin e saj më tej:

“Kemi dy fabrika, ndërsa njëra është ajo e trajnimit ku trajnohen njerëzit e rinj. I vendosim për 2-3 javë ku do të njihen me të gjitha proceset tona dhe më pas njerëzit transferohen në zonën e prodhimit.

90% e punonjësve janë gra dhe s’po kërkojmë vetëm operatorë, por inxhinierë, teknikë, me nivelet më të larta të studimeve. Kemi një marrëveshje me Universitetin e Tiranës, që të marrim studentët që kanë përfunduar studimet dhe t’u mësojmë atyre punën tonë.

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!

Fabrika është 5000 metra katrorë, është rindërtuar nga fillimi. Puna ka filluar nga qershori dhe nga fillimi i nëntorit është në progres linja e re për Ducatin. Aktualisht prodhohen 1200 makina për ditë në fabrikën e ‘Sevel’-it dhe pothuajse e gjitha parashikohet se do të kalojë në Shqipëri. Tani punojmë me një turn dhe plani është që të shkojmë në tre turne”.

Rama gjatë bisedës me të tha:

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!

"Paguani taksa më pak se në Japoni, më pak se në Itali dhe në vendet e tjera. Ai ka punuar shumë, sepse shqiptarët duan që gjërat të bëhen shumë shpejt. Duan të shohin Japoninë (flet për ambasadorin e Japonisë në Tiranë)".

Në këtë vizitë ishte edhe ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ambasadori japonez në Tiranë.

Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!Brenda fabrikës së re të makinave në Bathore!