Aktualitet

Brenda kampit Al-Hol! Publikohen pamjet nga operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë

Brenda kampit Al-Hol! Publikohen pamjet nga operacioni për nxjerrjen e

Kjo video që do të shikoni më poshtë është filmuar nga brenda kampit Al-Hol, në momentet e operacionit të ‘Gjysmëhënës së Kuqe’ siriane, ku i pranishëm ishte edhe konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe agjentë të anti-Terrorit.

Në video shfaqen agjentë të maskuar dhe me armë në duar, ndërsa janë shpërndarë nëpër kamp dhe po kryejnë kërkime për të gjetur fëmijët shqiptarë.

Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurde ndërronin turnin. Në pamje shihen çadrat ku janë vendosur shqiptarët, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi.

Brenda kampit Al-Hol! Publikohen pamjet nga operacioni për nxjerrjen e

Në një moment agjentët dëgjohen teksa flasin edhe shqip duke thënë se ku mund të ketë shqiptarë të tjerë. Disa prej shqiptarëve që gjendjen në këtë kamp kanë refuzuar bashkëpunimin me autoritetet për tu kthyer, megjithatë puna për riatdhesimin e tyre po vijon.

Sot u riatdhesua Floresha Rasha, me tre fëmijët e saj: Amar, Emel dhe Hatixhe, si dhe Endrit Dumani.