Aktualitet

Brukseli për draft Asosacionin e dorëzuar nga Rama: Është shkruar me seriozitet. Po shqyrtohet

Brukseli për draft Asosacionin e dorëzuar nga Rama: Është

Brukseli zyrtar e konsideron draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si të shkruar me shumë seriozitet.

Lajmin e ka dhënë “Radio Evropa e Lirë” që citon disa burime diplomatike.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së, shkruan REL.

Dje Ishte kryeministri shqiptar që deklaroi se një draft i shkruar nga ekspertë të pavarur të BE dhe SHBA-së është dorëzuar tek Macron dhe Scholz nga ai që synon deeaskalimin e situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.