Aktualitet

Bulqiza zgjedh kryetarin e ri të Bashkisë pas arrestimit të Lefter Allës

Bulqiza zgjedh kryetarin e ri të Bashkisë pas arrestimit të

Këshilli Bashkiak i Bulqizës ka zgjedhur Gëzim Xhafën si kryetarin që do të drejtojë bashkinë e Bulqizës deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Xhafa zëvendëson Lefter, i cili u arrestua disa ditë më parë.

Alla ra në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë nën akuzën për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.