Aktualitet

Burg për 25 vjeçarin që vrau babanë e tij në Fier, në rrjetet sociale e quan veten ‘Djali Unik’

Burg për 25 vjeçarin që vrau babanë e tij në Fier,

Është dhënë masa e arrestit me burg për Erdis Rapin, 25 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau babanë e tij, Dhori Rapi 52 vjeç. 25 vjeçari e goditi për vdekje babnë e tij, me grushte dhe me mjete të forta si shkop. Vendimi për masën e sigurisë u mor sot nga Gjykata e Fierit.

Burg për 25 vjeçarin që vrau babanë e tij në Fier,

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar në shtëpinë e tyre në fshatin Luar të Roskovecit. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik dhe më së shumti banorët e zonës.

Sipas fqinjëve, babë e bir jetonin vetëm në shtëpi dhe se ziheshin shpesh me njëri tjetrin. Thuhet se të dy vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, por që aktin e rëndë nga ana e 25 vjeçarit nuk e prinin.

Burg për 25 vjeçarin që vrau babanë e tij në Fier,

Në rrjetet sociale, 25 vjeçari postonte foto me para dhe nga lokale të ndryshme ndërsa e cilësonte veten si Djali Unik.

Burg për 25 vjeçarin që vrau babanë e tij në Fier,

*Tiranapost.al.