Aktualitet

Burg për djalin e ish-drejtorit të policisë që aksidentoi 24 vjeçaren në stacionin në Tiranë

Burg për djalin e ish-drejtorit të policisë që aksidentoi 24

Gjykata e Tiranës e dënoi me burg djalin e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani pasi ky i fundit aksidentoi disa ditë më parë një 23 vjeçare.

Për fat të keq pas aksidentit Xhenisa Gega humbi njërën këmbë, ndërsa ndodhet ende në spital duke u kuruar.

Si ndodhi aksidenti?

19-vjeçari Jehon Breçani humbi kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ Amg në rrugën “Xhanfize Keko” për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.

I riu përplasi vajzën e cila po priste pranë stacionit në trotuar, duke i prerë njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

*Tiranapost.al