Aktualitet

Burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, avokati: Ndryshoni masën, është nënë e dy fëmijëve

Burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, avokati: Ndryshoni

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe 9 zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës. Në seancën e sotme me dyer të mbyllura, u vendos lënia e masës në fuqi me burg për gjyqtaren, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, dhe të gjithë të tjerët e arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Hetimet e SPAK zbuluan se gjyqtarja dhe zyrtarë të tjerë merrnin para në këmbim të uljes së dënimit për përsona të burgosur për vepra të rënda penale. Vendimi pason përballjen me Gjykatën e Lartë të të arrestuarve.

Enkeleida Hoxha ka kërkuar përmes avokatit që ti lehësohet masa për shkak se ka dy fëmijë të mitur për tu kujdesur për to, por argumentet e saj janë rrëzuar nga gjykata.

Burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, avokati: Ndryshoni

Në përgjimet nga SPAK pas dyshimeve për korrupsion, doli dhe emri i kardiokirurgut Edvin Prifti, i cili u akuzua se kishte futur në operim nënën e sekretares së gjykatës në Krujë në operim pa radhë kundrejt parave. Por ai sot u nxorr nga qelia, ndërsa u la në fuqi masa e pezullimit nga detyra.