Aktualitet

Burg për sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë! Vendimi u mor sot nga GJKKO

Burg për sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë!

GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për sekretaren e Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjësen Laura Sheto.

Joana Duro akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar një kompani në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Në seancën e sotme, Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.

Duro e Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.