Aktualitet

Bursa ushtarake për në Turqi, ja kushtet që duhen plotësuar

Bursa ushtarake për në Turqi, ja kushtet që duhen plotësuar

Vijon ofrimi i bursave të plota për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes bëri më dije se bursa do të jepet për në Turqi dhe janë 8 kuota akademike.

Xhaçka bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 17 gusht 2020.

Njoftimi i plotë nga ministrja Olta Xhaçka:

Krahas hapjes së programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit.

8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA.

4 bursa për Forcën Tokësore;

1 bursë për Forcën Detare;

1 bursë për Forcën Ajrore;

2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë "Gulhane".

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 17 Gusht 2020.