Bypass-i drejt Orikumit i pakalueshëm, bllokohet nga rrëshqitja e dherave
E Shtunë 5 Tetor 2024, 11:56
TiranaPost
Edhe pse sot reshjet kanë pushuar, Vlora vijon të përballet me pasojat e motit të keq.
Bypass-i që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes masive të dherave nga mali. Kalimin është i pamundur.
Disa nga lagjet e qytetit vijojnë të jenë nën ujë. 33 familje e kaluan natën në konvikt.