Celibashi: 800 mijë emigrantë nuk kanë dokument të vlefshëm identifikimi

E Hënë 20 Janar 2025, 11:01
TiranaPost
Në një përditësim të situatës me regjistrimin e votuesve të diasporës, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi bën me dije se 800 mijë emigrantë nuk kanë një dokument të vlefshëm identifikimi.
Bëhet fjalë për emigrantë që kanë fituar nënshtetësinë në një vend tjetër dhe lëvizin me pasaportën e huaj, duke mos e rinovuar atë shqiptare.
Sipas ligjit aktual, këta shtetas nuk e kanë të drejtën për të votuar, kështu që automatikisht KQZ nuk e refuzon regjistrimin e tyre.
Nuk dihet nëse do të merret një vendim tjetër në lidhje me shtyrjen e afateve të skadimit të dokumenteve të identifikimit për emigrantët.