Aktualitet

Celibashi: Këto janë tre shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve

Celibashi: Këto janë tre shtetet me numrin më të lartë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka përditësuar situatën e shifrave të regjistrimit të emigrantëve për të votuar. Ai ka zbuluar cila është data me më shumë aplikimi, dita me më pak dhe me më shumë aplikime si dhe tre shtetet nga ku janë regjistruar më shumë.

“Data dy shkurt, data me numrin më të lartë të aplikimevë me 9774 aplikime në ditë. Përgjithësisht në ditën e dielë është numri më i madh i aplikimeve, ndërsa dita me më pak aplikime është 14 janari, me 3588 aplikime. Dhe përgjithësisht dita e martë është dita më nr më të vogël të aplikimeve. Shtete me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia, Greqia, Gjermani, respektivisht me 37 %, 27% dhe 11.9%.

Po kështu këto janë 3 shtetet me numrin më të madh të miratimeve. 33.4% e totalit të zgjedhësve të cilëve u është miratuar kërkesa nga Italia, 22% nga Greqia, dhe 12.6% nga Gjermani. Në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars kemi listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë. 24 Mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe ne mendojmë që menjëherë pas muajit Mars të fillojmë të përgatisim, do bëhet printimi i fletës së votimit që do vijë me kutinë e votimit dhe informacionin tjetër zgjedhor për votuesit jashtë”, tha Celibashi.