Aktualitet

Ceno Klosi emërohet drejtor i Tatimeve

Ceno Klosi emërohet drejtor i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ai ka zëvendësuar Delina Ibrahimaj që tashmë ndodhet në postin e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë.

Klosi ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Tiranapost.al.Z.B