Aktualitet

Ceremonia e Presidentit të ri/ Tirana vishet me flamurin kuqezi. Berisha bojkoton seancën

Ceremonia e Presidentit të ri/ Tirana vishet me flamurin kuqezi. Berisha

Dita e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, i cili merr mandatin 5-vjeçar pas largimit të Ilir Metës, ka veshur sot Tiranën në ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar.

Ceremonia e Presidentit të ri/ Tirana vishet me flamurin kuqezi. Berisha

Ceremoninë e cila pritet të zhvillohet këtë pasdite në Presidencë.

Ceremonia e Presidentit të ri/ Tirana vishet me flamurin kuqezi. Berisha

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa fotot nga dekori me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ceremonia e Presidentit të ri/ Tirana vishet me flamurin kuqezi. Berisha

“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan jo pa ironi për presidentin Meta që po lë detyrën kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq Berisha dhe grupi i deputetëve mbështetës të tij kanë njoftuar në rrjete sociale bojkotimin e seancës.