Aktualitet

Ceremonina e ngritjes së Flamurit Kombëtar për 109-vjetorin e Pavarësisë mbahet në Vlorë

Ceremonina e ngritjes së Flamurit Kombëtar për 109-vjetorin e

Vendi ynë feston sot 109-vjetorin e Pavarësisë, rast me të cilin është zhvilluar dhe ceremonia zyrtare në qytetin bregdetar të Vlorës, pikërisht aty ku Ismail Qemali shpalli vendimin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama; Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidenti Ilir Meta.

Pas përfundimit të ngritjes së Flamurit, zyrtarët vendosën kurora me lule dhe u përulën me nderim para monumentit të Pavarësisë.

Ndërkohë, sheshi i monumentit të Pavarësisë në Vlorë ishte i mbushur me qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.


Tiranapost.al