Aktualitet

Ambasada amerikane fill pas komentit të Metës, poston foton e ditës më Ardian Dvoranin dhe ‘fletën e lavdërimit’

Ambasada amerikane fill pas komentit të Metës, poston foton e

Kjo është fotoja që ka publikuar Ambasada Amerikane në Tiranë. Është ish kreu i KED, Ardian Dvorani i cili mori sot në duar certifikatën me titullin që i ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, si kampion i Antikorrupsionit. Vlerësimi i Dvoranit dhe disa gjyqtarëve të tjerë të spikatur në disa vende të botës u shpall nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ku përmendte transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit pa ndikim politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë.

Ambasada amerikane bën postimin pak orë pas konferencës së presidentit Meta i cili ironizoi reagimin e kryeministrit Rama për vlerësimin e Dvoranit si produkt i reformës në Drejtësi: Meta e quajti Ramaformë!

Njoftimi dhe fotoja nga Ambasada:

“Foto e Ditës | Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, DASH vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin & siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre & ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. DASH e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik & kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit”!/

Ambasada amerikane fill pas komentit të Metës, poston foton e

Ardian Dvorani është gjyqtari më i sulmuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e ka kallëzuar në SPAK për shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre lidhur me kandidatët dhe renditjen e tyre për në Gjykatën Kushtetuese. Vlerësimi i DASH për Dvoranin dje rindezi sulmet mes kryeministrit dhe presidencës.

*Tiranapost.al.