Aktualitet

Rastet me Covid/ A do mbyllet Ambasada Shqiptare në Athinë? Njoftimi me rëndësi për qytetarët

Rastet me Covid/ A do mbyllet Ambasada Shqiptare në Athinë? Njoftimi

Pas lajmit se Ambasada Shqiptare në Greqi ka pezulluar punën për ditën e sotme pas infektimit të një punonjësi me Covid-19, ka ardhur edhe reagimi i tyre.

Përmes një postimi në “Facebook” Ambasada shqiptare në Athinë sqaron se brenda pasdites së sotme do të njoftojë sërsish nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës edhe përtej orarit.

Rastet me Covid/ A do mbyllet Ambasada Shqiptare në Athinë? Njoftimi

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë!

Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme.

Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës.

Për sa më lart, mbetemi në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme do të njoftoheni nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurtë.