Aktualitet

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të fortë dhe re të zeza

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Cikloni mesdhetar po jep efektet e tij në ndryshimin e motit. Tirana këtë pasdite siç ishte parashikuar nga meteorologët është pushtuar nga re të mëdha të zeza dhe me erëra të forta. Fotot e shkrepura nga redaksia e Tiranapost, tregojnë ndryshimin e motit edhe me uljen e temperaturave ndryshe nga orët e para të ditës së sotme deri tani pasidte. Priten edhe reshje shiu por do të jenë kryesisht afatshkurtra dhe më të dendura në pjesët veriore të vendit.

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Meteorologët kanë parashikuar rrugën që do të kalojë cikloni, i cili pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendi përmes Patras dhe më pas në Athinë, duke zbritur më pas në ishuj për t’u përplasur në Kretë.

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Cikloni në Mesdhe/ Foto dhe Video nga Tirana me erë të

Fatmirësisht për Shqipërinë nuk do të ketë të njëjtat ndikime si në Greqi dhe në Itali.  Qytet më të prekura nga reshjet e shiut nga kjo pasdite do të jenë Kukësi, Pogradec, Korça, Erseka.

Cikloni që me shpejtësi ere deri në 200 km/h u formua në lindje të Maltës duke u ngjitur më pas për në veri në drejtim të detit Jon.