Aktualitet

Cila është mosha e infektuar më shumë nga Covid në Shqipëri

Cila është mosha e infektuar më shumë nga Covid në

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Ndërsa bëri me dije se mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

“Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani”, tha Rovena Daja nga ISHP.