Aktualitet

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara Kryeminstrisë pasi Rama dërgoi për riedukim një tjetër gazetar

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara

Përsëritja e rastit “Ambrozia” nga ana e Kryeministrit Rama ka rebeluar komunitetin e gazetarëve të cilët kanë vendosur të protestojnë sot për fjalën e lirë. Gazetarët të mbështetur edhe nga shoqatat e tyre si dhe aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile u solidarizuan sot me gazetarin e “A2CNN”, Klevin Muka, i cili ishte dhe i dërguari i radhës për riedukim në Konferencën e fundit për mediat nga Kryeministri dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara

Me sloganin: “Cila është pyetja e duhur?” dhe me pankarta të ndryshme në duar, gazetarët kërkuan nga Kryeministri t’i japë fund metodave të tilla ndaj medias së pavarur.

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara

Disa prej tyre në shenjë simbolike kishin mbyllur edhe gojën.

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara

“Qeveria dhe kryeministri po e tegojnë qartë se nuk kanë ndërmend të tërhqen nga qëdnrimet armiqësore ndaj medias. Rasti i fundit i kolegut Muka nuk është rasti i parë. E njëjta ka ndodhur më parë edhe me gzetaren Ambrozia Meta. Por cështja nuk është te emrat konkretë, ështja është më e madhe se kaq, sepse jemi në kushtet e cënimit të rëndë të lirisë së medias dhe fjalës së lirë dhe këtë e kanë konfirmuar pak më minuta më parë edhe dhjetëra organizata të medias që e kanë mbështetur protestën tonë, u shpreh një prej gazetarëve.

Cila është pyetja e duhur? Protestë përpara

Pak ditë më parë gazetari Klevin Muka i bëri pyetjen “e gabuar” ministres Olta Xhaçka, e cila ndodhej në krah të Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat.

Muka pyeti ministren në lidhje me kodin etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave ku anëtarëve të kabinetit nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik.

Por kësaj pyetje i parapriu Kryeministri Rama me përgjigjen, duke i thënë gazetarit të “A2CNN” se do e dërgonte 3 muaj në proces riedukimi çka nënkupton se nuk do të ketë akses për 3 muaj të marrë pjesë në Konferencat e Kryeministrit.