Aktualitet

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i Bashës komentohet nga Rama e Manastirliu

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i

Lideri demokrat, Lulzim Basha, mblodhi sot një miting në zonën e Kënetës në Durrës, ku në qendër të fjalimit të tij ishte vështirësia ekonomike.

Në fotot e publikuara nga vetë Basha, duket se qytetarët nuk mbajnë as distancën apo masat e sigurisë.

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan:

"Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!".

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i

Po ashtu edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, reagoi për situatën duke shkruar:

“Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t'i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i

Ndërkohë në vend janë të ndaluara tubimet, protestat apo konferencat, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia, deri më 23 qershor.

Së fundmi një shembull sesi mbahen protestat në kohë pandemie, na erdhi nga Kosova:

Cili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu iCili lider rrezikon shëndetin e njerëzve kështu?! Mitingu i