Aktualitet

Covid-19/ A do përdoret analiza e gjakut në Shqipëri për të parë kush ka imunitet të fortë ndaj virusit?

Covid-19/ A do përdoret analiza e gjakut në Shqipëri për

Eugena Tomini, pjesë e Task Forcës së Shëndetësië të ngritur për koronavirusin tha se Komiteti Teknik ka miratuar procedurën e analizave të gjakut, për të parë personat që kanë sistem imunitar të fortë të cilët mund të rifillojnë jetën normalisht, sigurisht pas masave lehtësuese të qeverisë. Është një model që po përdoret në veri të Italisë. Tomini tha se kjo procedurë mund të fillojë që nesër por theksoi se do ketë informacione të publikuara në vijim dhe se askush nuk mund të shkojë të bëjë këtë analizë që kryhet në laboratorin e Mikrobiologjisë.

Ilta Tare: Pse nuk po kryehen testime masvie? Ka një tjetër mënyrë që po përdoret ne veri të Italisë një analizë gjaku që tregon për sistemin imunitar dhe rrezikun nga koronavirusi.

Tomini: Komiteti Teknik sapo ka miratuar faktin se edhe këto analiza do të hyjnë në vijim në Shqipëri.

Ndoshta që nga nesër ky process do jetë aktiv për të testuar grup fashat e riskuara apo ato me virus me shenja asimptomatike. Kjo anlizë e gjakut do kryehet në laboratorin e mikrobiologjisë. Një laborator i dytë i Vorologjisë do jetë në funksion. Është një protokoll për tu definuar, në vijim do kemi një informacion me ekzakt. Nuk mund të shkohet në mënryë individuale. Por mjekët e familjes që do selektojnë bazuar në kriteret mjekësore.