Aktualitet

Covid-19/ E kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi! Epidemiologu publikon studimin se si është situata reale atje

Covid-19/ E kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi!

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna nga Italia për situatën e koronavirusit, grupmoshat e prekura, nivelin e vdekshmërisë dhe një vendim për mbyllje të kufijve që sipas epidemiologut është kryesisht politik. Në të dhënat që ai ka publikuar, epidemiologu Alimehmeti thotë se shumica e rasteve me koronavirus janë autoktone: Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone. Ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

Lexoni postimin e plotë të epidemiologut:

“Është e lehtë të gënjesh përmes statistikave, por shumë më e lehtë të gënjesh pa statistika!”
Cit.: Frederick Mosteller

Miqtë e mi!

?? Si gjithmonë e kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi!
? E kemi bërë në mars dhe vazhdojmë ta bëjmë në tetor!
?Por cilat janë shifrat e Italisë të para pa asnjë emocion?

? Publikimi i fundit zyrtar në Itali është kryer nga Istituto Superiore della Sanità dhe paraqet situatën dhe shifrat zyrtare në periudhën dyjavore 28 shtator – 11 tetor 2020. (linku i raportit në fund të postimit si gjithmonë).

? Disa prej të dhënave janë paraqitur qartë përmes grafikëve, kurse disa të tjera janë në tekst dhe nuk janë vendosur në formë grafiku.

? Nuk është rastësi apo harresë nga ISS, por sepse ato të dhëna japin rëndësinë e vërtetë të infeksionit që i intereson popullatës.

? Për barazi informacioni, grafikët mungues i kam krijuar bazuar mbi tekstin e shkruar të raportit zyrtar.

Të dhënat kryesore:

? Figura 3 tregon shpërndarjen e të infektuarve sipas grupmoshës:
? 47.1% janë 19-50 vjeç;
? 24.2% janë 51-70 vjeç;
? 17.3% janë 0-18 vjeç;
? 11.3% janë >70 vjeç.

? Pra, moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç).

? Tabela 1 tregon si janë zbuluar pacientët e infektuar:
? 31.6% përmes kontrolleve screening (testime masive);
? 30.6% përmes paraqitjes së simptomave;
? 30.5% përmes hetimit epidemiologjik;
? 7.3% nuk dihet.

? Pra, mund të shihet qartë sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive.

? Tabela 2 tregon kush po infektohet:
? 88.7% janë italianë autoktonë;
? 7.8% nuk dihet;
? 2.4 % janë raste të importuara nga jashtë shtetit;
? 1.1% janë lëvizje ndërmjet rajoneve italiane.

? Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone.

? TABELA 7 ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME dhe tregon VDEKSHMËRINË SIPAS MOSHAVE:
? 18-29 vjeç, 0 vdekje ndër 3.900 raste = vdekshmëria 0.0%;
? 30-39 vjeç, 2 vdekje ndër 6.009 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
? 40-49 vjeç, 4 vdekje ndër 9.182 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
? 50-59 vjeç, 23 vdekje ndër 10.600 raste = vdekshmëria 0.2%;
? 60-69 vjeç, 51 vdekje ndër 3.447 raste = vdekshmëria 1.5%;
? 70-79 vjeç, 15 vdekje ndër 170 raste = vdekshmëria 8.8%;
? Moshë e paditur (potencialisht >80 vjeç), 14 vdekje ndër 91 raste = vdekshmëria 15.4%.

? TOTALI: 109 VDEKJE NDËR 33.399 RASTE = VDEKSHMËRIA 0.3% ?

? Vëreni se moshat 0-18 vjeç nuk janë fare në tabelë, ndërsa vdekshmëria totale është vetëm 0.3%.

? Dy grafikët e fundit janë të bërë vetë, pasi ISS-ja “nuk e ka parë të arsyeshme” ta bëjë informacionin të dukshëm vizualisht, por e ka paraqitur vetëm me tekst:

? Grafiku 1: Gjendja klinike
? 55.9% e të infektuarve nuk ka asnjë shenjë të vetme klinike
? 15.7% e të infektuarve ka shenja minimale;
? 22.1% e të infektuarve ka shenja të lehta;
? 6.6% e të infektuarve kanë shenja të rënda (potencialisht të shtruar në spital);
? 0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike (potencialisht të shtruar në terapi intensive).

? Pra, 92.7 e të infektuarve e kalojnë krejtësisht lehtë sëmundjen!

? Grafiku 2: Ku gjenden të infektuarit?
? 91.2% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi;
? 7.63% e të infektuarve po trajtohen në spital në repart normal;
? 0.77% e të infektuarve (ose rreth 10% e shtrimeve totale) po trajtohen në spital në terapi intensive;
? 0.3% ndodhen në një anije karantinë (potencialisht emigrantë ose detarë).
? 0.1% ndodhen në spital ushtarak (potencialisht personel ushtarak).

Pra miqtë e mi, mesazhet kyçe janë:

? VDEKSHMËRI (CFR) = 0.3%!
? VDEKSHMËRI POTHUAJSE 0% DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ
? 92.8% NUK KANË NEVOJË KLINIKE TË SHTROHEN NË SPITAL!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT