Aktualitet

Pipero: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

Pipero: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

Pavarësisht shifrave në rritje të Covid 19, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se situata vijon të mbetet nën kontroll.

Në një intervistë për Euroneës, Pipero u shpreh se jo çdo njeri që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike.

Ai nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga coronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik.

 “Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, u shpreh Pipero.

Mjeku shtoi gjithashtu se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19.

I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste positive Pipero tha se duhet të vijojnë të hapura pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria.