Aktualitet

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët e Ballshit në protestë, përplasen me policinë dhe tentojnë të hyjnë tek MIE: Nuk kemi dalë për show

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot sërish në protestë pasi ende nuk kanë gjetur një zgjedhje lidhur me kërkesat e tyre dhe marrjen e pagave të prapambartura.

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,

Protesta e tyre po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, ndërkohë që policia ka ndërhyrë për t'i shpërndarë protestuesit për shkak të pandemisë Covid-19. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në godinën e MIE-s. 

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,

Gjatë protestës naftëtarët janë dëgjuar të thonë se nuk kanë dalë për show dhe se kanë 20 paga pa marrë dhe 11 muaj të papunë.

Ata i kërkojnë shtetit zgjidhjen e problemit dhe deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,

”Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!

Ju bëjmë thirrje gjithë naftëtarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 17 SHTATOR, ORA 11:00, PARA MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË!
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen dhe t’na mbështesin në kërkesat tona.
BASHKOHEMI PËR TË DREJTAT TONA, PËR DJERSËN E BALLIT DHE BUKËN E FËMIJËVE!
PUNË, PAGË, PERSPEKTIVË!”, thuhej në njoftimin e naftëtarëve ku njoftohej per mbajtjen e protestes ditën e sotme.

20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,20 muaj pa u paguar/ Naftëtarët  e Ballshit në protestë,