Aktualitet

Covid-19, sëmundja më e tmerrshme që kam parë në historinë e punës time!

Covid-19, sëmundja më e tmerrshme që kam parë në

Prej 4 muajsh pandemi, shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo ndodhet në vijnë e parë të frontit kundër koronavirusit, të cilin e quan sëmundjen më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë në historinë e punës së saj.

'Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur', deklaroi Çomo në emisionin Open.

Doktoresha shprehu shqetësimin se mosha të reja po preken rëndë nga virusi dhe po vdesin.

“E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re. Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”.

Mes të tjerash ajo tha se momenti më i vështirë është kur u komunikon nga telefoni të afërmve të pacientëve për vdekjen e tyre.

‘Më ka ndodhur të përcjell amanetin e fundit në disa raste. Kjo është një nga gjërat më të vështira. Të flasësh në telefon me një të panjohur dhe t’i tregosh se një i afërm ka humbur jetën, është shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me infermierët dhe kolegët’.