Aktualitet

Covid-19/ Video nga brenda zonës më të infektuar të Europës

Covid-19/ Video nga brenda zonës më të infektuar të

Belgjika aktualisht konsiderohet si vatra më e nxehtë e koronavirusit në Europë. Qeveria e Belgjikës ka paralajmëruar se mund të ketë nëj Tsunami të rasteve, me përhapjen e virusit në mënurë të pakontrolluar.

Brukeli dhe Wallonia janë epiqendrat e kësaj valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.

Shumë ekspertë në Belgjikë thonë se Lockdowni tashmë është i pashmangshëm.

Nga ora 5 e mëngjesit në qendrat e testimeve, ka mbingarkesë, janë qytetarë që kërkojnë të bëjnë tamponin. 1000 qytetarë testohen çdo ditë në një nga qendrat e testimit.

Një doktor thotë se të gjithë të shtruarit po mbahen me oksigjen, në të kundërt vdesin: Nëse situata vijon kështu, në Nëntor do jetë e pamundur ti trajtojmë të gjithë!

Belgjika ka 253 mijë raste, 10,539 viktima. 24 orët e fundit u konfirmuan 9,679 raste dhe 46 viktima. 

BBC ka publikuar një video ku tregon situatën aktuale.