Aktualitet

Covid në selinë blu/ Del përgjigjja e tamponit të Bashës

Covid në selinë blu/ Del përgjigjja e tamponit të

Covid ka hyrë në selinë blu, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë raportohet se iu nënshtruan testit.

Basha vendosi të bënte tamponin, pasi ish-deputeti Endri Hasa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Sipas ‘Newsbomb’, Basha ka rezultuar negativ. Edhe për ish-deputetin Hasa testi rezultoi negativ, por testi seriologjik ka treguar se ai e ka kaluar koronavirusin, ndërsa dyshohet se e ka kaluar gjatë këtij muaji.

Ndërkohë kreu i FRPD Këlliçi, rezultoi pozitiv me Covid ditën e djeshme dhe u karantina në shtëpi, ku do të trajtohet me terapinë përkatëse.