Aktualitet

Covid-i gjatë periudhës vjeshtë-dimër: Merret masa e parë

Covid-i gjatë periudhës vjeshtë-dimër: Merret masa e

Me shtimin e numrit të të infektuarve dhe për t’u përgatitur për sezonin e vjeshtës, 50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër Covid19.

Numri i stafit mjekësor është shtuar pasi po bëhen përgatitjet edhe për periudhën vjeshtë-dimër, ndërsa mungesa e stafit ka qenë edhe një nga ankesat që kanë bërë qytetarët së fundmi, të cilët kanë të afërm që po kurohen për Covid.

Sipas Ministrisë në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Por ndërkohë numri i të shtuarve është shumë më i lartë, pasi në këtë shifër nuk llogariten personat që po trajtohen me Covid, pavarësisht se nuk janë konfirmuar pozitivë.

Nga ana tjetër, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh optimist se numri i të infektuarve do të ulet në fillim të shtatorit.