Aktualitet

Covid-i i merr jetën mjekut nga Berati. Dy ditë më parë humbi edhe nënën

Covid-i i merr jetën mjekut nga Berati. Dy ditë më parë

Berati humbi një tjetër mjek. Ekografisti dhe radiologu Gëzim Lamaj pas luftës disa javore me Covid, nuk ia doli dot. Ai ishte 63-vjeç.

Mjeku Lamaj dy ditë më parë humbi edhe nënën po nga Covid-i.

Lamaj nuk është i vetmi mjek i Beratit që ndërron jetë nga Covidi. Rreth një muaj mëparë virusi i mori jetën edhe endokrinologut Josif Dëna.