Aktualitet

Covid në një gjimnaz në Elbasan: Infektohen 3 mësues, u bëhet tamponi 18 të tjerëve

Covid në një gjimnaz në Elbasan: Infektohen 3 mësues, u

Tre mësues në gjimnazin “Haxhi Qehaj” të Elbasanit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas raportimeve, mësuesit janë karantinuar në shtëpi, ku edhe kanë nisur kurimin. Ndërkohë u është marrë tamponi 18 kolegëve të tyre dhe priten rezultatet e analizave.

Mësimi nuk është ndërprerë, pasi vijon me mësues zëvendësues. Aktualisht në Elbasan ka 265 raste aktive me COVID.