Aktualitet

Pandemia/ Po jeni mërzitur nga ato që thotë Rama, dëgjoni Merkel!

Pandemia/ Po jeni mërzitur nga ato që thotë Rama, dëgjoni

Kryeminsitri Rama ka postuar një video të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila iu drejtohet qytetarëve të saj, dhe kërkon mirëkuptimin lidhur me masat dhe kërkesat, për të shmangur një situatë të rënduar të koronavirusit.

Rama bën thirrje që të gjithë të dëgjojnë kancelaren, e cila thotë:Se si do të jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Dhe duket se dhe në Shqipëri kështu do ndodhë: Gjithçka do varet nga veprimet tona dhe zbatimet e rregullave kundër virusit.

Kancelarja Merkel:

Tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë Corona. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht relaksuese ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do të jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t'ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo: Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ky virus të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani. Për këtë personat e kontaktit të çdo personi të infektuar dhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresim zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mdha. Por kur numri i njerëzve të infektuarve është shumë i lartë, ata nuk do mund të vazhdojnë më. Pra cfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë thjesht, sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë disancën minimale, të mbajë mbrotjejn e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës.

Por tani duhet ë shkojmë më tej. Shkenca na tregon qartë, përhapja e virusit varet drejtpërdrejt nga numri i kontakteve dhe takimeve që ka secili prej nesh. Nëse secili prej nesh zvogëlon ndjeshëm takimet e tij jashtë familjes për një kohë, atëherë prirja drejt infeksioneve gjithnjë e më shumë mund të ndalet. Kjo është pikërisht thirrja ime për ju sot, takoni sa më pak njerëz, qoftë jashtë apo në shtëpi. Përmbahuni nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nejvojshëm. Çdo festë që nuk është vërtet e nevojshme. Ju lutem qëndroni në shtëpi, kudo që është e mundur, në vendbanimin tuaj Unë e di që jo vetëm tingëllon e ashpër në raste indivuale është gjithashtu e vështirë të bëhet pa këto. Por ne na duhet ta bëjmë këtë vetëm përkohësisht dhe në fund të fundit e bëjmë për veten tonë. Për shëndetin tonë dhe të të githë atyre që mund të kursejmë një sëmundje. Për të siguruar që sistemi ynë shëndetësor nuk është i mbingarkuar, që shkollat e fëmjëve dhe qendrat ditore të qëndrojnë të hapura. Çfarë bëri që në 6 muajt e parë të pandemisë të kalojmë relativisht mirë?

Se qndruam së bashku dhe ndoqëm rregullat. Nga konsiderata dhe mendja e shëndoshë. Ky shtë ilaçi më efektiv që kemi aktualisht kundër pandemisë. Tani është më e nevojshme se kurrë.