Aktualitet

Covidi i merr jetën 21 vjeçarit nga Fieri

Covidi i merr jetën 21 vjeçarit nga Fieri

Ka humbur jetën nga Covid një 21-vjeçar nga qyteti i Fierit. Mediat raportojnë se i riu ishte i shtruar në spital prej ditës së mërkurë pasi kishte hemoglobinë të ulët dhe simptoma të rënda të Covidit.

21-vjeçari ishte futur në intubim dy ditë më parë, por gjendja i tij ishte rënduar pasi vuante nga sëmundja e talasemisë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Tiranapost.al