Aktualitet

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në Shqipëri: Bëri zgjedhje mes vetes dhe vëllait

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në

Vëmendja e këtyre dy ditëve ka qenë në misionin e nxjerrjes jashtë kampit Al-Hol në Siri të shqiptarëve të mbetur aty. Një prej të shpëturve nga kampi ishte dhe Endrit Dumani. Daja i tij në intervistë për Real Story ka treguar se e motra e Endritit, Eva sakrifikoi për të shpëtuar vëllanë e saj para vetes. Daja i Evës, 14 vjeçe thotë se nuk është e vërtetë që Eva nuk ka dashur të vijë, por ka pasur frikë dhe presion brenda kampit:  Endriti ishte në gjendje të rëndë dhe nëse do të qëndronte edhe një muaj në atë kamp, nuk do të jetonte më. Eva zgjodhi mes saj dhe vëllait.

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në
Endrit dhe Eva Dumani

Xhetan Ndregjoni nuk i humb shpresat që edhe Eva të shpëtohet:

Jam gati të jap gjithçka vetëm të kthej dhe mbesën në atdhe. Nuk ka fjalë për të komentuar pamjet e momentit të takimit të nënës me Endri Dumanit. Ato pamje janë vetëm dhimbje, që na kanë shoqëruar neve prej vitesh. Shoh që qarkullon se nuk ka dashur Eva të kthehet. Eva është 14 vjeçe, unë kam humbur kontaktet me të. Që kur ka ikur s’kam reshtur. Kam arritur të kontaktoj shumë njerëz. Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz. Nuk është shumë kollaj, se jam përpjekur 7 vjet rresht. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar. Dëshira ime për ta marrë ka qenë e madhe, por garancia ishte e vogël. Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më.

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në

 ‘Gjysmëhëna e Kuqe’ siriane, zhvilloi një operacion për të nxjerrë shqiptarët nga kampi i ferrit. I pranishëm ka qenë edhe konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe agjentë të anti-Terrorit. Vetë kryeministri Rama dje u nis për në Liban dhe më pas doli live me Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj: Amar, Emel dhe Hatixhe, si dhe Endrit Dumanin.

Për Eva Dumanin, kryeministri Rama ka thënë: Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara!

Daja i Eva Dumanit tregon pse ajo nuk u kthye nga kampi Al-Hol në